Horoskopi

10 situata që vetëm një Dash (ose dikush që e njeh shumë mirë një të tillë) i kupton

Shkruar nga Anabel

5 Prill 2023

10 situata që vetëm një Dash (ose dikush që e njeh
Shutterstock

Një Dash ka shumë cilësi dhe shumë situata që vetëm kjo shenjë mund t’i kuptojë. Cilat janë ato?

S’ke marrëdhënie të mira me durimin

Kur ti nis një projekt, do që para teje të shpalosen të gjitha mundësitë dhe zgjidhjet, në mënyrë që të mbarosh sa më shpejt. Por, Dash, ka një shprehje që thotë: “Procesi është kryesori”, ndaj do apo s’do ti, çdo projekt kalon në një proces.

E gjen veten shpesh në pozicione udhëheqëse

Si Dash që je, mund ta gjesh shpesh veten në rolin e një prijësi, qoftë në një grup shoqëror, apo në ambientin e punës. Kjo ndodh sepse ti je i/e pari/a që do të përjetosh përvoja të reja, t’i përfshish të gjithë dhe të drejtosh gjithçka me vetëbesimin dhe aftësitë e tua.

Nuk rri dot në një vend

Je si një qenush që ka pirë padashje kafe! Brenda teje ka shumë energji dhe do të jesh gjithë kohës pjesë e aktiviteteve, të merresh me diçka dhe të kesh një pasion të ri, gjithnjë.

Jo gjithmonë e mbaron atë që nis

Idetë e tua janë gjithnjë super, ama, jo gjithnjë ke shumë nerva t’i çosh deri në fund. Sapo ikën entuziazmi, le të themi që s’ke më dëshirë ta përfundosh atë që ke nisur.

Shpesh i mërzit të tjerët me sinqeritetin

Ti flet shkurt dhe drejt e drejt, por jo gjithmonë njerëzit e vlerësojnë këtë. Gjithsesi, e mira është që ti bën pjesën tënde dhe kaq. Mërziten apo jo të tjerët, punë për ta.
 
Nuk para të trembin sfidat

Nëse dikush të thotë që ti nuk e bën dot, ti e bën, shkrep edhe foto! Kur të tjerët të sfidojnë, ti motivohesh dhe bën namin.
 
Nxiton pak në një marrëdhënie

Nëse pëlqen dikë, ti nxiton dhe nis të imagjinosh pak më shumë se duhet. Pra, ndërkohë që personi tjetër po mendon se të ka qejf, ti ke menduar për emrat e fëmijëve.
 
Person tejet garues

Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për punë, apo për një lojë argëtuese me miqtë, ti do të fitosh gjithmonë! Të jesh i/e para është shumë e rëndësishme, ama edhe rrugëtimi është goxha i këndshëm.
 
Në fillim vepron, pastaj planifikon

Nëse është dikush që i beson shumë instinkteve, je vetëm ti Dash! Ti vepron menjëherë dhe pas disa kohësh, e kupton që edhe planifikimi nuk është keq.
 
Totalisht një person i pavarur

Ti s’kërkon drejtim nga të tjerët dhe je gjithmonë një person mjaft i vendosur. Bën hapat e tu dhe zakonisht, të gjithë të tjerët të ndjekin pas.

Artikuj të sugjeruar: