Në janar, Kylie Jenner u pa me një çantë Ferragamo në Javën e Modës Haute Couture Pranverë/Verë 2023. Siç e do zakoni, ajo kombinoi veshjen Lado Bokuchava me një palë çizme deri te gjuri dhe sigurisht çantën e vogël të Ferragamo-s.

Muajin e kaluar, Dua Lipa u pa në New York dy ditë radhazi me të njëjtën çantë.

Në 7 mars, Dua u shfaq e veshur me Ferragamo nga koka te këmbët, ndërsa ditën tjetër, ylli i “Levitating” stiloi aksesorin me një xhaketë Chopova Lowena, xhinse Calvin Klein dhe atlete Pranda.

Ferragamo ka qenë përherë një markë e preferuar e personazheve të njohur, sidomos pas vendosjes së drejtorit kreativ Maximilian Davis. Stilisti 27-vjeçar ringjalli markën duke sjellë një pamje të re të sofistikuar.

Shoulder bag with cut-out detailing - $1,990
E miratuar nga Dua dhe Kylie, kjo çantë do të jetë e pranishme në veshjet e yjeve në muajt e ardhshëm.

Shoulder Bag With Cut-Out Detailing - $1,990