Celebrity

Pse njerëzit po komentojnë “Donatella Versace” nëpër postimet e Bella Hadid?

Shkruar nga Anabel

6 Prill 2023

Pse njerëzit po komentojnë “Donatella Versace”
Getty Images

 

Gjasat janë që sa herë të shohësh një postim nga Bella Hadid, do të vësh re edhe komente “Donatella Versace”, shoqëruar me një emoji me zemër lejla.

Pse njerëzit po komentojnë “Donatella Versace”
 
Nëse je konfuz/e, Anabel është këtu për të të qartësuar, që ta marrësh vesh njëherë e mirë pse komenti s’ka lidhje fare me postimin.
 
Tani, githçka nisi kur Bella postoi një foto, në të cilën kërkonte lirinë e Palestinës dhe mijëra komenteve të njerëzve që shprehnin mbështetjen e tyre ndaj vendit, ra në sy një koment i tillë: “Donatella Versace *emoji me zemër lejla” nga Donatella dora vetë.

Menjëherë, njerëzit e panë dhe nisën ta bombardonin Bella-n me të njëjtin koment, në çdo rrjet social të mundshëm, duke konfuzuar edhe njerëzit e tjerë.

Pse njerëzit po komentojnë “Donatella Versace”

Pse njerëzit po komentojnë “Donatella Versace”

Pse njerëzit po komentojnë “Donatella Versace”

Momenti u bë viral në TikTok dhe Twitter dhe përdoruesit e këtyre rrjeteve duket se s’e kanë në plan ta lënë rehat Bella-n, se Donatella në rregull është.

Ja dhe një meme e Donatella-s me filmin "Barbie": 

Nejse, Donatella gjeti momentin, bëri komentin dhe vijoi jetën. Pra, kaq ishte. Më e thjeshtë nga ç’mendoje.

Artikuj të sugjeruar: