Taylor Swift dhe Joe Alwyn janë ndarë pas gjashtë vitesh bashkë.
Entertainment Tonight raportoi se Taylor dhe Joe u ndanë "disa javë më parë" dhe ndarja ishte miqësore. Me sa duket ndarja nuk ishte "dramatike”.
Sipas burimeve, ndarja është arsyeja pse Alwyn nuk është parë në asnjë shfaqje të Taylor së fundmi.
People dhe Page Six gjithashtu konfirmuan lajmin e ndarjes. As Taylor dhe as Joe nuk i kanë konfirmuar zërat.
Taylor u shfaq me një unazë që dukej si unazë fejese në dokumentarin e saj të Netflix, "Miss Americana" në vitin 2020, por spekulimet nuk u konfirmuan kurrë. Madje disa fansa ishin të bindur se në një moment, ata u martuan në fshehtësi.
Swift dhe Alwyn u takuan në Met Gala 2016 dhe filluan të dilnin disa muaj më vonë, megjithëse lidhja e tyre nuk u bë publike deri në vitin 2017.