Parfumi i flokëve është një produkt bukurie që nuk e dinim se na nevojitej aq shumë. Mund të mendojmë se parfumi klasik bën të njëjtën punë nëse e spërkasim në flokë, por nuk është pikërisht kështu. Edhe pse parfumet e zakonshme ofrojnë një aromë të këndshme, ato zakonisht përmbajnë nivele të larta alkooli, i cili mund t'i thajë flokët nëse spërkatet mbi to.
Parfumet e flokëve, nga ana tjetër, janë të formuluara posaçërisht për t'u spërkatur në flokë dhe ofrojnë përfitime shtesë, si hidratim, shtim të shkëlqimit, si dhe lë në flokë një aromë të këndshme.
Ato janë më të lehta, ideale për përdorim të përditshëm dhe për rifreskimin e aromës së flokëve. Përveçse ofrojnë aromën tonë të preferuar, ndihmojnë në mbajtjen e flokëve të freskët dhe të pastër, duke neutralizuar aromat e pakëndshme kur nuk kemi kohë për të larë flokët. Përveç kësaj, mbrojnë kundër faktorëve të jashtëm, si ndotja ose tymi/pluhuri.
Është e rëndësishme të dini se parfumet e zakonshme përmbajnë përbërës, të cilët mund dëmtojnë flokët. Kjo është arsyeja pse përdorimi i parfumeve pa alkool është ideal për të freskuar flokët gjatë ditës pa i dëmtuar ato.
Kur zgjidhni një parfum flokësh, është ende e rëndësishme t'i kushtoni vëmendje përbërësve të tij për të siguruar që ai të jetë i sigurt. Zgjidhni aromat që përmbajnë vajra natyralë dhe përbërës që hidratojnë dhe mbrojnë flokët, si vaji i arganit, jojoba ose gjalpi shea. Së fundmi, bëni mirë të preferoni produkte me filtra UV dhe antioksidantë, si vitamina E dhe ekstrakti i çajit jeshil, për mbrojtje shtesë nga faktorët e jashtëm.
Burimi: Marie Claire