
Jemi vetëm disa muaj larg filmit të shumëpritur të "Barbie", por çfarë ndodhi me atë që mendohej të ishte fillimisht ylli i filmit?
Ishte Amy Schumer, aktorja e filmave komedi, që do të luante në rolin e Barbie-t, rol që tani e ka Margot Robbie.
Filmi zyrtar i Barbie ka qenë në punime që nga viti 2009 dhe do të publikohet në 21 korrik. "Barbie" fillimisht u njoftua si pjesë e një partneriteti midis Mattel dhe Universal Pictures.
Në vitin 2014, filmi u zhvendos në Sony Pictures. Në vitin 2016, u shfaqën raporte se Amy Schumer do të luante rolin si Barbie në film, rol të cilin ajo gjithashtu do ta shkruante.
Glamour raporton se vizioni fillestar i Schumer-it për filmin kishte të bënte me një "vajzë që dëbohet nga Barbieland sepse nuk ishte mjaftueshëm perfekte".
Sidoqoftë, në atë kohë, pjesëmarrja e Schumer pati disa reagime nga fansat që mendonin se komendiania nuk ishte "e përshtatshme" për Barbie.
Disa muaj pasi përfshirja e saj në film u raportua për herë të parë, Amy Schumer filloi të distancohej nga prodhimi.
Ajo u largua zyrtarisht nga filmi në mars 2017. Në një deklaratë, aktorja u shpreh:
"Mjerisht, unë nuk jam më në gjendje të angazhohem me Barbie-n për shkak të disa konflikteve me planifikimin. Filmi është premtues, dhe Sony dhe Mattel kanë qenë partnerë të mrekullueshëm. Jam e mërzitur, por mezi pres ta shoh përfundimin e 'Barbie'."
Sipas raportimeve, Schumer dyshohet se kishte kërkuar që Barbie të ishte një shpikëse serioze në film dhe ishte e pakënaqur kur Sony sugjeroi që Barbie të mund të shpikte një palë taka të larta prej xhelatine.
Më vonë, aktorja tha për The Hollywood Reporter se "ata [kompanitë e prodhimit] nuk donin ta bënin ashtu siç doja unë. Ajo ishte e vetmja mënyrë që më interesonte".
Në vitin 2018, filmi u zhvendos në Warner Bros Pictures me regjinë e Greta Gerëig. Në korrik 2019, u njoftua se Margot Robbie do luajë Barbie-n.
Vieë this post on Instagram