
Dojna Mema u ka dhënë mundësi ndjekësve ta pyesin në Instagram rreth tematikave të ndryshme dhe sigurisht, nuk ka munguar pyetja: “Kur do të rikthehesh në ekran”.
Moderatorja, përmes një videoje ku shprehte falenderimin e saj karshi komenteve dhe pyetjeve që lidhen me rikthimin e saj në ekran dhe tha:
“Ajo që po ndodh aktualisht në media nuk është situata më stimuluese për formën si unë e shoh median, atë që media duhet të përfaqësojë. Edhe për formën si unë e shoh rolin e moderatorit, prezantuesit, gazetarit, personit që është në vijë të parë dhe në kontakt direkt me publikun. Le të themi se aktualisht që flasim asnjë nga programet që bëhet nuk më stimulon aspak. Por, ju do të më shihni shumë shpejt. Ashtu siç ju dëshiron të më shihni”, premtoi ajo.
Dojna, prej një kohe relativisht të gjatë është shkëputur nga ekrani, për t’iu përkushtuar familjes dhe djalit të saj të vogël, Nolan Sol. Megjithatë, moderatorja i mungon publikut, sidomos pasi e ka shoqëruar atë në programe të tilla si: “Top Fest 12”, “Pop Culture”, “The Voice Kids 3”, si dhe në “BBVA 1 Fun Club”.
Artikuj të sugjeruar:
- Dojna Mema i uron vetes ditëlindjen në një mënyrë kaq origjinale
- Dojna Mema flet për herë të parë për jetën pas ardhjes së djalit:'Në fillim s'doja të shihja njeri'
- Dojna Mema ka një surprizë dhe mendojmë se ka të bëjë me rikthimin në ekran
- “E kam pikë të dobët”: Dojna Mema flet për emrin e të birit dhe tregon pengun e saj
- Këto foto të Dojna Memës janë prova se dashuria e gjyshërve është e pakrahasueshme