Karriera

Çfarë NUK duhet t’u tregoni kurrë kolegëve në punë

Shkruar nga Anabel

14 Prill 2023

Çfarë NUK duhet t’u tregoni kurrë kolegëve në

Në mjedisin e sotëm të punës, është më e rëndësishme se kurrë të komunikoni në mënyrën e duhur me kolegët. Për të punuar në një mjedis pozitiv dhe produktiv pune, duhet të shmangni disa diskutime me kolegët. Në vijim, kemi përmbledhur temat që duhet t’i shmangni gjatë diskutimeve të përditshme për të pasur një komunikim sa më profesional.

Besimet personale ose qëndrimet politike

Një temë që duhet të shmangni janë besimet personale ose bindjet politike. Patjetër që është e rëndësishme të përfshiheni në diskutime dhe debate, por këto tema mund të shkaktojnë tension në vendin e punës. Të gjithë kanë besime dhe opinione të ndryshme dhe është e rëndësishme të respektohen dhe diskutimet të përqendrohen te puna. Shmangni mendimet për temat e ndjeshme si feja, raca dhe politika.

Informacionet private ose konfidenciale

Këto informacione mund të jenë personale si gjendja juaj financiare, çështje shëndetësore ose probleme familjare. Mund të përfshijë gjithashtu informacione konfidenciale për kompaninë, klientët ose punonjësit e tjerë. Shpërndarja e këtyre informacioneve jo vetëm që mund të dëmtojë reputacionin tuaj profesional, por gjithashtu mund të rrezikojë të tjerët.

Gjyhën fyese, tonin e vrazhdë të komunikimit, shakatë ose komentet

Gjyha fyese, toni i vrazhdë i komunikimit, shakatë ose komente mund të jenë lënduese dhe fyese për kolegët. Po kështu, mund të krijojnë një mjedis pune armiqësor dhe të ndikojë negativisht te motivimi. Prandaj është e rëndësishme të respektoni të tjerët dhe të shmangni këto komunikime. Nëse dëgjoni dikë tjetër duke përdorur gjuhë fyese ose duke bërë komente të papërshtatshme për kolegët, është e rëndësishme të flisni, të reagoni dhe ta trajtoni këtë çështje.

Çështjet personale

Çështjet personale si marrëdhëniet romantike ose situata financiare duhet të mbahen private dhe të mos diskutohen me kolegët. Këto tema mund të jenë të papërshtatshme për vendin e punës dhe mund t'i bëjnë të tjerët të mos ndihen rehat.

Thashethemet ose komentet negative

Thashethemet ose komentet negative për kolegët, menaxherët ose kompaninë mund të krijojnë një mjedis toksik pune dhe të dëmtojnë marrëdhëniet. Thënë kjo, është e rëndësishme të jeni profesionistë dhe të respektoni të tjerët, edhe nëse keni mosmarrëveshje ose konflikte. Nëse keni një problem me dikë, është më mirë ta trajtoni drejtpërdrejt dhe profesionalisht në vend që të përgojoni ose të bëni komente negative pas shpine.