Celebrity

Aktorja foli kaq bukur për fejesën, sa tani duam edhe ne një unazëëë:(

Shkruar nga Anabel

15 Prill 2023

Aktorja foli kaq bukur për fejesën, sa tani duam edhe ne një
Photo Source: Pop Sugar

Vanessa Hudgens dhe i dashuri i saj, lojtari i bejsbollit, Cole Tucker, janë fejuar! Pas raportimeve të shumta, çifti konfirmoi zyrtarisht lajmin emocionues në një postim të përbashkët në Instagram më 9 shkurt, gjashtë ditë pasi lajmi u publikua për herë të parë.

"PO. Nuk mund të ishim më të lumtur", shkruajtën Hudgens dhe Tucker në njoftimin e tyre, i cili përfshinte foto nga propozimi në Paris dhe një pamje nga afër të unazës mahnitëse.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ?Vanessa Hudgens? (@vanessahudgens)

Gjatë paraqitjes së saj në emisionin "Today" më 14 prill, Hudgens foli pak më shumë për fejesën e saj me Tucker, duke thënë se "e gjitha ndihet e mahnitshme". Ajo shtoi:

"Kam një ndjenjë sigurie dhe ndihem kaq e qetë. Është gjëja më e mirë që më ka ndodhur ndonjëherë. Më pëlqen të jem e fejuar."

Aktorja shtoi se e kishte ndjerë gjithnjë që Tucker ishte i duhuri. Ajo tha se pas fundjavës së tyre të parë bashkë, kishte telefonuar të motrën, për t'i thënë:

“Mendoj se sapo gjeta burrin tim të ardhshëm”.

Hudgens dhe Tucker janë bashkë nga dhjetori i vitit 2020, pasi i zyrtarizuan gjërat një muaj pas thashethemeve për romancë.

Ok, dyshja dhe pasioni i Hudgens për fejesën, po na bëjnë të fejohemi një orë e më parë. Na mungon vetëm unaza. Ah, po, edhe *ai*.