Celebrity

Me vetëm një gjest, Taylor Swift tregon se si ndihet pas ndarjes?

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2023

Me vetëm një gjest, Taylor Swift tregon se si ndihet pas ndarjes?
Getty Images


Më në fund, kemi (ose jo) një reagim (sado të vogël) për ndarjen e Taylor Swift nga aktori Joe Alwyn, të cilët kanë qenë të lidhur për 6 vite. Në një video të pubikuar në TikTok, ndërkohë që Tay vijon turneun e saj “Eras”, dikush nga turma e pyet (përmes një pankarte) nëse është mirë dhe ajo i bën shenjën e “ok”, çka do të thotë, se po, mirë është.

Por, mund të jetë edhe thjesht një shenjë që fansi/ja të heqë pankartën, ku i dihet. 

Gjatë së njëjtës performancë, Taylor foli edhe për rëndësinë që ka të ecësh përpara dhe se sa shumë e ka shijuar turneun “Eras”. Me plot 44 performanca në 20 qytete të SHBA, me siguri, Tay është tejet e zënë dhe s’ka shumë kohë të merret me lajmet që qarkullojnë vërdallë.

“E dua shumë këtë turne”, tha ajo dhe shtoi se i duhen shumë fansat për mirëqenien e saj.

Taylor dhe Joe u ndanë në mënyrë paqësore pas 6 vitesh lidhje. Sipas burimeve, ndarja erdhi për shkak të dallimeve të shumta që kanë të dy nga njëri-tjetri, të cilat pas një kohe kaq të gjatë, u bënë të pakapërcyeshme.

Më fal, Taylor, kam një pyetje, mos je gjë babi im kur pyes për ndonjë gjë në WhatsApp dhe më dërgon këtë emoji?

Me vetëm një gjest, Taylor Swift tregon se si ndihet pas ndarjes?

Artikuj të sugjeruar: