Celebrity

Përveç kolagjenit, Jennifer Aniston ka dhe një *sekret* tjetër që e pengon të plaket!

Shkruar nga Anabel

18 Prill 2023

Përveç kolagjenit, Jennifer Aniston ka dhe një *sekret*
Photo Source: The Independent, Google Images

Jennifer Aniston është 54 vjeç, por sipas fansave, ajo “refuzon të plaket”.

Sigurisht, aktorja është pyetur disa herë për sekretet e saj të bukurisë. Në një intervistë për Vogue në vitin 2021, ylli i “Friends” zbuloi se përdor suplemente kolagjeni.

Ekspertë të mjekësisë estetike thonë se Aniston ka kryer edhe procedura estetike si botoks.

Megjithatë, sipas Jennifer, një tjetër arsye shumë e rëndësishme për pamjen e saj është mënyra e saj e të menduarit.

“Mamaja ime ka qenë gjithnjë kaq e shëndetshme dhe në formë. Jam rritur duke patur atë si model”, tha Aniston për Vogue në të njëjtën intervistë.

Aktorja në fakt, ka disi të drejtë. Sigurisht, kolagjeni dhe procedurat kozmetike ndihmojnë, por një mendësi e shëndetshme ndikon po aq shumë në mënyrën se si ne dukemi emocionalisht dhe fizikisht me kalimin e viteve. Është një grup gjërash që bëhen bashkë dhe rezultati është një fytyrë si e Aniston në moshën 54-vjeçare!

“Kanë kaluar 16 vite, por Jennifer Aniston nuk plaket.”

“Jennifer Aniston po plaket kaq hijshëm.”

“Jennifer Aniston nuk e di se çfarë është plakja.”

Burimi: Marca