Out and About

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100% çdo të thotë një shtëpi elegante!

Shkruar nga Anabel

19 Prill 2023

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%

Në një botë të pafundme opsionesh, bëhet gjithnjë e më e vështirë të zgjedhësh si do të duket shtëpia jote, vendi ku mezi pret të rikthehesh për t’u çliruar nga stresi dhe problemet e gjithë ditës! Le ta pranojmë, pavarësisht stileve dhe tendencave që ikin e vijnë çdo vit, çfarë nuk të lë kurrë në baltë është cilësia, përmbajtja dhe klasikja.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%

Parketi për shembull! Eshtë veshja e një shtëpie e ndërsa mobiliet aksesorët, por ndaloni dhe mendohuni pak. Sa shumë do t’ju kushtonte një parket jo cilësor dhe sa ndryshe do dukej vendi juaj i veshur me dru natyral, me materiale që s’vdesin kurrë dhe ju bëjnë të ndiheni 100% në shtëpi?!

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%

Emri i parë që më vjen ndërmend pas këtij argumenti është padyshim ai i VEKO-s! Prej 30 vitesh, VEKO mban me krenari emrin e një marke që përfaqëson denjësisht kombinimin e cilësisë, çmimeve ekonomike, qëndrueshmërisë dhe elegancës.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%

E themeluar në 1993-shin, VEKO e nisi siç nisin zakonisht gjithë sipërmarrjet e suksesshme: me pasionin e 3 vëllezërve të cilët patën guximin dhe filozofinë e qartë për ta kthyer atë punishten e vogël të drurit që donin aq shumë, në kompaninë që është sot. Vit pas viti, VEKO ecën paralel me fjalën e fundit të teknologjisë dhe çmimeve ekonomike duke i qëndruar besnikë në atë që zgjedh të MOS e ndryshojë kurrë- drurin që njeh aq mirë! Vetëm duke hyrë në showroom-et e tyre ju kuptoni pse kjo marke është eksperiencë më vete, eksperiencë të cilën klientët e përjetojnë edhe pa qenë nevoja të jenë fizikisht tek VEKO.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%

Që prej 2021-shit kompania ofron aplikacionin VEKO APP, vizualizuesin e dhomave që ju jep mundësinë të provoni dhe të shihni si mund të duket shtëpia juaj në 1001 opsione të ndryshme.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%
Momente nga eventi i organizuar per 30 vjetorin e VEKO Group
Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%
Momente nga eventi i organizuar per 30 vjetorin e VEKO Group

Sot, teksa feston vitin e 30-të, VEKO-s nuk i duhet të flasë sepse projektet gjigante flasin për të, duke nisur nga njerëzit e çdo shtëpie teksa jetojnë të sigurt në një parket që nuk vdes kurrë, tek ata që vizitojnë çdo ditë kopshtin Zoologjik të Tiranës, e deri tek produktet e drurit që e bëjnë shtëpinë të mos ngjajë me asnjë tjetër! Për të festuar punën e palodhur të 3 dekadave, VEKO organizoi një mbrëmje gala ku qenë të pranishëm miq, bashkëpunëtorë dhe partnerë të besuar përgjatë gjithë rrugëtimit të tyre.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%
Momente nga eventi i organizuar per 30 vjetorin e VEKO Group

VEKO mban me krenari emrin pas një pune kolosale të bërë me hapësira kyçe që i kanë dhënë tjetër identitet kryeqytetit si: TOB, The Plaza Tirana, Hotel Rogner, etj.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%
Momente nga eventi i organizuar per 30 vjetorin e VEKO Group

Përveçse disponon gjithçka që i duhet një ambienti për të patur një stil unik e për të qenë funksional, ky vend ka zgjedhur të jetë besnik ndaj mjedisit dhe miqësor me të! Thënë këtë, VEKO aplikon në punën e tij të përditshme mënyra eco-friendly në çdo aspekt të biznesit. Që nga materialet, e deri tek mënyra e paketimit.

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%

Të gjithë jemi të vetëdijshëm që sapo dëgjojmë këtë emër e lidhim me sigurinë, elegancën, klasin dhe cilësinë premium. Një dhomë e veshur dhe mobiluar me produktet e drurit të VEKO-s, apo me parketet që ata disponojnë nuk del kurrë nga moda! Kjo sepse kompania kujdeset në detaje për të siguruar që çdo produkt të jetë ekologjik, jetëgjatë dhe të mos njohë kohë apo tendencë!

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%
VEKO APP (https://vr.veko-al.com/visualizer/sq/)

Në 30-të vjetorin e tij, VEKO na tregoi dhe një tjetër herë se markat më frymëzuese janë ato qëllimi i të cilëve nuk është vetëm fitimi i përkthyer në shifra, por shija dhe ndikimi që i lënë botës, prandaj kur bëhet fjalë për shtëpitë dhe projektet e dashura, emri i VEKO-s eklipson çdo emër tjetër!

Prej 30 vitesh, ky është vendi i vetëm që e di 100%
VEKO Group: Rr. dytesore, Autostrada Tr-Dr, kilometri 1