Celebrity Style

Getat në vend të pantallonave? Pse jo :)

Shkruar nga Anabel

20 Prill 2023

Getat në vend të pantallonave? Pse jo :)
Photo Credits: Raymond Hall/ Getty Images

Nëse getat nuk janë pjesa më e përdorur e garderobës suaj, ndoshta ka ardhur koha që këtë ta ndryshoni gradualisht.

Në 2023-shin, getat jo vetëm që janë shumë trend, por duket se kanë filluar të zëvëndësojnë tërësisht pantallonat.

Fundja, pse jo? Ato janë të rehatshme (jo aq të bezdisshme sa xhinset e ngushta për shembull) dhe tepër praktike. Për më tepër, me geta të ndryshme mund të bësh qindra kombinime nga ato më elegantet, tek veshjet më ekstravagante dhe seksi.

Nga Kendall Jenner te Hailey Bieber, ja ca kombinime të shpeshta të vajzave që herë i veshin getat thuajse si pantallona e herë i kombinojnë me funde shumëëë të shkurtra.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Calzedonia Official (@calzedonia)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kendall (@kendalljenner)

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Suki Waterhouse (@sukiwaterhouse)

Ju s’keni pse të rikrijoni fiks këto veshje nëse s’ju përshtaten, por sidoqoftë, merreni këtë artikull, si një shenjë për të veshur më shpesh geta. Na falenderoni më vonë, pasi të shihni se si do t’ju komplimentojnë të gjithë!

Burimi: In Style