Dihet që kur Kate Middleton pëlqen një markë apo një produkt specifike, ajo e bën të njohur. Rasti më i fundit: Princesha e Uellsit është shfaqur në publik në disa raste duke mbajtur një çantë dore elegante, të dizenjuar nga stilistja britanike Emmy London.
Ajo u pa për herë të parë me këtë çantë në vitin 2016 dhe që prej asaj kohe, është shfaqur me të njëjtin model, por në ngjyra të ndryshme.
E njohur si Natasha, çanta e vogël është kaq elegante: kamosh, me prerjen në formë zarfi dhe vjen e shoqëruar edhe me një rrip.
Shihni disa nga veshjet e Kate dhe frymëzohuni për të blerë çanta të ngjashme të cilat do t’ju hyjnë në punë, si për shembull për t’u mbajtur në një takim zyrtar, nëse jeni e ftuar në një dasmë etj.