
Rishtazi, TikTok-u është fiksuar me rrugëtimin e Sofia Richie dhe e pëlqejnë shumë evolucionin e saj nga marrëdhënia me Scott Disick te martesa fenomenale me miliarderin Elliot Grainge, themelues i shtëpisë diskografike 10K Projects.
Sofia, përgjithësisht, që pas ndarjes nga Disick, ka qenë e tërhequr nga vëmendja publike, por falë dasmës së saj që zgjati 1 fundjavë, ajo u rikthye sërish në qendër të vëmendjes. Njerëzit në rrjetet sociale janë të fiksuar me stilin e saj të veshjes, mënyrën se si tanimë po e jeton jetën dhe gjithë zhvillimin që pati nga hera e fundit që ishte në “sytë kureshtarë” të publikut.
Dikush thotë që Sofia tanimë është motivimi që ju duhet për të mos hequr dorë:
@amitogillian She did that! #sofiarichie #sofiarichiewedding #sofiarichiestyle #dating #celebritynews #celebritywedding #viral #wedding ? Cupid (Twin Ver.) - FIFTY FIFTY
Dikush tjetër e pëlqen shumë stilin e ri të Sofia-s:
@dayanicus Sofia richie is the moment #sofiarichie #sofiarichiestyle #sofiarichiewedding #sofiarichieengaged #celebritystyle #celebritywedding #fyp ? original sound - Dayanicus
@aribentz Sofia Richie’s style ? #sofiarichiestyle #sofiarichiewedding ? thanks for using my sound - ?
Një tjetër, sigurisht, me dasmën:
@jessweslie #greenscreen #sofiarichie #sofiarichiestyle #sofiarichieengaged #sofiarichiewedding #elliotgrainge #fyp ? original sound - Jessica Weslie Arena
Dhe me festën që u zhvillua pas dasmës:
@birdygrey If my after party isn’t like this, I don’t want it ?? Her wedding after party dress is EVERYTHING ? photos from @voguemagazine normanandblake & germanlarkin on IG ? #sofiarichiewedding #sofiarichieweddingweekend #sofiarichieweddingdress #weddingafterparty #weddingafterpartydress #bridetobe #CapCut ? original sound - Helen Abbehusen
Sofia dhe Elliot u martuan në Hotel du Cap-Eden-Roc në Antibes, në rivierën franceze këtë fundjavë që lamë pas.
Modelja dhe stilistja 24-vjeçare, e cila është vajza e vogël i këngëtarit legjendar Lionel Richie, u fejua me Elliot Grainge, themelues i shtëpisë diskografike 10K Projects, në prill të vitit 2022. Ai i kërkoi Sofia-s të martohej me të pas një viti të lidhur.
Nëse jeni kuriozë për fustanet e saj, klikoni këtu.