
Një ditë e re, një video e re ku Keanu Reeves rrëmben zemrat e njerëzve në internet. Një video po qarkullon në Twitter, në të cilën shihet aktori i “John Wick”, duke folur me një vogëlush të quajtur Noah.
Keanu Reeves meets 9-year-old superfan Noah at a surprise BRZRKR signing in LA! pic.twitter.com/DQ0ATnnKT9
— IGN (@IGN) April 25, 2023
Në videon virale, Reeves prezanton veten, pasi pyet vogëlushin se si quhet. Noah (djaloshi) i thotë Keanu se ai është aktori i tij i preferuar në të gjithë botën. Më pas, Reeves e falenderon dhe e pyet nëse e ka parë Duke Caboom, karakter në “Toy Story 4”.
I gjithë ndërveprimi është mjaft i ëmbël dhe Keanu është super i sjellshëm me Noah dhe sigurisht, interneti e ka admiruar një VIP që është kaq me “këmbë në tokë”.
“Ky burrë duhet të mbrohet me çdo kusht”, shkroi dikush.
Keanu is not only one of the greatest actors of our time but also one of our greatest human beings https://t.co/p9LUn8tXob
— KC Walsh (@TheComixKid) April 26, 2023
“Keanu, jo vetëm është një ndër aktorët më të mirë, por edhe një njerëzit më të mirë”, tha dikush tjetër.
“Hi Noah, I’m Keanu” ???
— keanureevesfanpage.tr (@keanureevesfptr) April 26, 2023
I’m definitely melting ? https://t.co/TqzqVEtiAJ
Një tjetër person postoi në Twitter videon dhe tha se ky moment “i shkriu zemrën”.
Celebrities like him are very rare he knew that boy knew his name and still introduced himself it’s the small things that go a long way, we have to protect Keanu at all cost????? https://t.co/7HnOejU9Dz
— Ugly Bucket Hat Morpheus? (@taeisback132) April 26, 2023
“VIP-at si ai janë të rrallë. Ai e dinte që vogëlushi e njihte, por sërish e prezantoi veten”, theksoi një tjetër përdorues i Twitter.
Pra, mund të themi se interneti ka momente që adhuron personazhe, por në njëfarë pike, të gjithë shkojnë e vijnë, vetëm Keanu Reeves, mirësjellja dhe durimi i tij mbeten.
Artikuj të sugjeruar: