Celebrity

Një foto e rreme e Selena Gomez në Met Gala është bërë aq virale, sa ka vendosur një rekord të ri

Shkruar nga Anabel

4 Maj 2023

Një foto e rreme e Selena Gomez në Met Gala është
Twitter


Mund të themi se vetëm një foto e rreme e Selena Gomez në Met Gala mund të vendosë një rekord të ri në Twitter dhe e bukura është se Sel as nuk ka qenë prezente në eventin e modës.

Në Twitter qarkulluan 2 foto të Selena-s me mbishkrimin: "Selena Gomez u paraqit si surprizë në Met Gala. Çfarë dreqin".

Edhe pse njerëzit e dinin që Selena nuk do të ishte pjesë e Met Gala-së, sërish photoshop-uan një foto të saj dhe jaaa. Fotoja origjinale është ajo e Lily James, e shkrepur në Met Gala, në vitin 2022, gjithsesi, mund të themi se kushdo që e editoi, ka bërë një punë fantastike.

Një foto e rreme e Selena Gomez në Met Gala është
Jeff Kravitz//Getty Images

Sipas Popfactions, fotoja mori 362 mijë like, duke u shpallur si fotoja më e pëlqyer nga eventi i modës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by jhope ? (@popfactions)


Selena Gomez vijon të jetë e preferuara e rrjeteve sociale dhe fansat e duan aq shumë, sa thyejnë rekordin edhe në një foto të edituar.

Artikuj të sugjeruar: