Planeti

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të shpërngulur

Shkruar nga Anabel

18 Maj 2023

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të

Nëntë persona vdiqën dhe mijëra u evakuuan nga shtëpitë pasi shiu i rrëmbyeshëm goditi rajonin verior të Italisë Emilia-Romagna, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje dheu.

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të

Ministri i Mbrojtjes Civile, Nello Musumeci, tha se në disa zona kishte rënë shi sa gjysma mesatare vjetore në vetëm 36 orë, duke shkaktuar që lumenjtë të dalin nga shtrati duke përmbytur qytetet dhe mijëra hektarë tokë bujqësore.

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të

"Ne po përballemi me ngjarje katastrofike që ndoshta nuk janë parë më parë," u tha gazetarëve presidenti i rajonit Emilia-Romagna, Stefano Bonaccini.

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të

Autoritetet thanë se përmbytjet kishin goditur 37 qytete dhe komunitete dhe ishin regjistruar rreth 120 rrëshqitje. Nëntë trupa u nxorën nga vende të ndryshme, tha Bonaccini.

Kaos me përmbytjet në Itali: 9 të vdekur dhe mijëra të