
“Barbie” është ndoshta filmi më i shumëpritur i këtij viti, sepse ka një kast fantastik, me protagonist: Margot Robbie dhe Ryan Gosling, me regjinë e Greta Gerëig. Pjesë e kastit është edhe Dua Lipa, e cila është një sirenë me flokë blu.
Por, nuk është kjo surpriza e vetme e Duas! Ajo do të vijë edhe me një këngë, për filmin “Barbie”. Lajmin e bëri të ditur në Instagram, përmes një postimi ku shkroi: “Kjo Barbie do të rikthehet me një këngë këtë javë”.
View this post on Instagram
Kënga pritet të publikohet të premten dhe me siguri, do të jetë mjaft e preferuar.
Ndërkohë, filmi “Barbie” do të publikohet më 21 korrik dhe përpos Duas, do të ketë edhe emra të tjerë që do të luajnë një Barbie specifike, për shembull aktorja Hari Nef si Barbie doktoreshë; ylli i “Insecure” Issa Rae si Barbie doktoreshë; Ritu Arya si Barbie gazetare etj.
Artikuj të sugjeruar: