Kinema & TV

Ëndrra ime për momentin? Të kem një kolege si Margot Robbie

Shkruar nga Anabel

24 Maj 2023

Ëndrra ime për momentin? Të kem një kolege si Margot Robbie
Alberto E. Rodriguez/Getty Images for CinemaCon

Margot Robbie dhe Ryan Gosling, në një intervistë për Vogue treguan disa detaje mbi bashkëpunimin e tyre për filmin “Barbie”, i cili do të jetë në kinema nga data 21 korrik. Ndër të tjera, Ryan tha se Margot e ndihmoi shumë të futej në karakter dhe mënyra se si e motivoi është kaq e ëmbël.
 
Gosling tha se fillimisht, e kishte pak të vështirë, por Robbie e ndihmoi që ta përqafonte rolin e Ken. “Ajo më la dhurata me paketim dhe fjongo rozë, (të cilat shkruanin) “nga Barbie për Ken” çdo ditë gjatë xhirimeve. Të gjitha lidheshin me plazhin, sepse puna e Ken ishte në plazh”.
 
Margot kishte si qëllim që të zgjonte “Ken-in” e brendshëm te Ryan Gosling dhe mendojmë se e ka arritur, nisur nga ajo që tha “Barbie”. Sipas saj, ai që do të shohim te “Barbie” është versioni më i mirë i Ryan Gosling në ekran.
 
Nga ana tjetër, unë dua një kolege si Margot, që të më sjellë çdo ditë pune dhurata, sepse i meritoj!

Artikuj të sugjeruar: