Celebrity

Si rrallëherë, Lily-Rose Depp bën një koment të ëmbël për babain, Johnny Depp

Shkruar nga Anabel

25 Maj 2023

Si rrallëherë, Lily-Rose Depp bën një koment të
@lilyrosedepp

Komentet e Lily-Rose Depp për të atin janë aq të rralla sa numërohen me gishtat e njërës dorë, ama kjo nuk do të thotë se aktorja nuk është krenare për të atin, përkundrazi, ajo është super e lumtur për faktin që Johnny është rikthyer në ekranin e kinemasë me “Jeanne du Barry” dhe se kritikët në “Festivalin e Filmit” në kanë e kanë pritur me duartrokitje dhe ovacione.
 
“Jam super e lumtur për të”, tha 23-vjeçarja, duke u shprehur e emocionuar për rikthimin e të atit në kinema, pas gjyqit të famshëm me Amber Heard.
 
Johnny dhe Amber u përfshinë në një gjyq mjaft të përfolur, pasi u ndoq publikisht nga njerëz në mbarë botën. Amber kishte shkruar një artikull ku thoshte si ishte dhunuar dhe kështu nisi një betejë gjyqësore. Pas shumë seancave, Depp u shpall i pafajshëm.

Artikuj të sugjeruar: