Çfarë po ndodh rreth nesh

Evakuohet ‘Statuja e Lirisë’ në New York

25 Prill 2015

Evakuohet ‘Statuja e Lirisë’ në New York

Qindra turistë  u evakuuan nga Statuja e Lirisë në New York dhe Ishulli Liberty si një masë e marrë mbas një kërcënimi me bombë dhe pakoje të dyshimtë. U raportua se telefonuesi i 911-it ( numri i emergjencës) tha: ‘Ata do të hedhin në erë Statujën e Lirisë’.

Policia federale mbërriti në ishull dhe kur qentë e stërvitur gjetën një ‘zonë interesi’ afër portave të bazës, njerëzit ishin evakuuar tashmë. Mbas një kontrolli tjetër, zona u deklarua e sigurtë mbasditen e vonshme.

Departamenti i Zjarrëfikësve të qytetit tha se ata ishin telefonuar rreth orës 12:57 me orën lokale për t’i bërë kontroll një pakoje të dyshimtë. Tragetët që transportojnë turistët në Statujën e Lirisë dhe Ishullin Ellis u vunë në gjëndje pauze derisa gjithçka u qartësua.

Statuja e famshme  ju dhurua amerikanëve në 1886 nga Franca, si një shënjë miqësie mes dy vendeve.

Burimi: BBC