Programi i humorit në Tv Klan, “Klanifornia”, përfundoi rrugëtimin e tij.
I pyetur nga Anabel Media mbi vërtetësinë e disa aludimeve nëpër portale – ku thuhej se në shtator “Klanifornia” nuk do të transmetohej më në Tv Klan – producenti Turjan Hyska konfirmoi duke thënë:
“Po. Sezoni i fundit është ky.”
“Klanifornia”, i cili u moderua nga Marina Vjollca, nisi si program në tetor të vitit 2019 dhe vazhdoi për gjashtë sezone rresht.