Chloé mund të konsiderohet si frymëzimi për trendin boho-chic të 2025-ës, por ky trend tashmë është përvetësuar nga shumë stilistë të tjerë dhe Daisy Edgar Jones provoi disa nga krijimet e tyre në më pak se 24 orë.
Më 16 prill, aktorja bëri disa paraqitje të ndryshme për të promovuar filmin e saj të ri “On Swift Horses”. Edhe pse filmi zhvillohet në vitet 1950, veshjet e saj kishin një frymëzim të dukshëm nga vitet ‘70.
Paraqitja e parë përfshinte një fustan maxi/të gjatë, të tejdukshëm, metalik, të cilin e kombinoi me një varëse të gjatë me rruaza. Pamja u kompletua me një pallto shumë të gjatë.
Më vonë në të njëjtën ditë, Edgar-Jones ndryshoi look, duke u shfaqur mjaft elegante. Aktorja zgjodhi një fustan të shkurtër në ngjyrë të verdhë gjalpi, të cilin e veshi poshtë një xhakete lëkure në ngjyrë blu të ndezur. Po ashtu, ajo veshi një palë taka me rripa “Mary Jane”. Pamjen e kompletoi me një gjerdan të gjatë floriri dhe çantën Chloé's Paddington.
Burimi: Marie Claire
Artikuj të sugjeruar: