Bota

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2023

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Silvio Berlusconi

Silvio Berlusconi është ndarë nga jeta në moshën 86-vjeçare pas një beteje me leuçeminë. Ai ishte shtruar në spital me probleme në zemër dhe në frymëmarrje. Më parë, Berlusconi ishte shtruar për 45 ditë me radhë, për t’u kuruar ndaj leuçemisë.
 
Silvio ishte nën terapi intensive, por fatkeqësisht nuk ia doli.

Më parë, në janar të 2022-shit, Berlusconi u shtrua në spital për 8 ditë, ku iu nënshtrua një disa kontrolleve. Më pas, 86-vjeçari vuajti nga disa komplikacione për shkak të Covid, eksperiencë që e përshkroi si më të keqen që kishte kaluar ndonjëherë më parë në jetë.

Silvio Berlusconi është një ndër figurat më të shquara politike dhe publike në Itali dhe në Europë. Ai ka qenë disa herë kryeministër i Italisë, një herë në periudhën 1994-1995; më pas, 2001-2006 dhe 2008-2011. Gjithashtu, ish-kryeministri shquhej për mënyrën e jetesës, dashurinë për futbollin dhe karakterin karizmatik.