Kinema & TV

Xhirimet e filmit “Gladiator 2”: 6 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2023

Xhirimet e filmit “Gladiator 2”: 6 persona përfundojnë

Gjashtë anëtarë të stafit që po xhironin “Gladiator 2” në Marok, janë lënduar gjatë një aksidenti të ndodhur në sheshxhirim. Sipas “Paramount Pictures”, lëndimet nuk përbënin rrezik për jetën.

Aksidenti ndodhi gjatë realizimit të një skene aerobike dhe shpërthimi i zjarrit lëndoi 6 personat, të cilët menjëherë shkuan në spital. Një burim u shpreh se situata ishte e frikshme dhe se një zjarr i madh fluturoi sipër dhe përfshiu anëtarët e ekipit. “Nuk kam parë kurrë një aksident kaq të frikshëm në xhirime”, shtoi burimi.

Fatmirësisht, të lënduarit janë mirë dhe janë rikthyer në set, për të vijuar me xhirimet e filmit. Pjesë e kastit do të jenë:

Pedro Pascal
 
Denzel Washington
 
Connie Nielsen
 
Djimon Hounsou
 
Derek Jacobi
 
Peter Mensah
 
Lior Raz
 
May Calamawy
 
Matt Lucas
 
Ross Donnelly
 
Alex Gasperetti, etj.

“Gladiator 2” do të risjellë kryeveprën “Gladiator”, e cila rrëmbeu 5 çmime Oscar.