Kinema & TV

Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti

Shkruar nga Anabel

12 Qershor 2023

Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti

Aktori dhe regjisori italian Francesco Nuti është ndarë nga jeta në moshën 68-vjeçare.

Njoftimin për vdekjen e tij e bëri e bija, Ginevra, e cila së bashku me familjarët falenderuan personelin shëndetësor dhe të gjithë ata që janë kujdesur për aktorin për një periudhë relativisht të gjatë.

I lindur në Prato, Nuti e filloi karrierën e tij profesionale si aktor në fund të viteve 1970, kur formoi grupin “Giancattivi” së bashku me Alessandro Benvenuti dhe Athina Cenci. Një vit më pas, Nuti e braktisi treshen dhe filloi një karrierë solo me tre filma me regji nga Maurizio Ponzi: “Madonna che silenzio c'è stasera” (1982), “Io, Chiara e lo Scuro” (1982) dhe “Son contento” (1983).

Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti

Duke filluar nga viti 1985, ai u bë regjisor i filmave të tij dhe shënoi menjëherë sukses me prodhime si “Casablanca, Casablanca”, “Tutta colpa del paradiso”, “Stregati”, “Caruso Pascoski di padre polacco”, “Willy Signori e vengo da lontano”, “Donne con le gonne”.

Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti

Në vitin 1988, ai mori pjesë edhe në Festivalin e Sanremos me këngën "Sarà per te", të regjistruar më pas nga Mina.

Vitet ’90 shënuan një periudhë rënieje për aktorin dhe regjisorin, pasi filmat e tij nuk patën fort sukses. Në vitet në vijim, Nuti filloi të vuante edhe nga depresioni dhe varësia nga alkooli.

Më 2 shtator 2006, pak para se të fillonte xhirimet e një filmi të ri, ai u shtrua në spital pasi një rënieje nga shkallët ku pësoi dëmtime të shumta. Aksidenti i shkaktoi Nuti-t një hematomë subdurale që çoi në dëmtime serioze celebrale duke e lënë të paaftë për të folur dhe lëvizur.

Në vitet në vijim, disa paraqitje publike në televizionin italian shfaqën publikisht gjendjen e tij me aftësi të kufizuara, duke nxitur një reagim të fuqishëm emocional nga fansat e Nuti-t dhe zemërim për atë që u perceptua si shfrytëzim i pamëshirshëm i vuajtjeve të ish-regjisorit.

Ndahet nga jeta aktori Francesco Nuti

Francesco Nuti iste një aktor i njohur edhe për shqiptarët në vitet 1980 - 1990.