Celebrity

Çfaaarë?! Neymar tradhtoi të dashurën shtatzënë? Si qëndron e vërteta

Shkruar nga Anabel

20 Qershor 2023

Çfaaarë?! Neymar tradhtoi të dashurën shtatzënë?

Futbollisti brazilian Neymar dhe e dashura e tij, Bruna Biancardi, janë në qendër të një teorie në internet, sipas së cilës thuhet se Neymar e ka tradhtuar Bruna-n.

Për momentin, është e paqartë se ku bazohet teoria virale, por jemi mësuar me njerëzit që besojnë çdo gjë që lexojnë. Sipas tyre, futbollisti e ka tradhtuar Bruna-n me një influencuese nga São Paulo dhe ka qenë në kontakt vazhdimisht me të.

Vlen të theksohet se kanalet mediatike ku është postuar lajmi nuk janë të besueshme dhe shumë njerëz vënë në dukje se Neymar dhe Bruna duken më të lumtur se kurrë.

Në prill të këtij viti, ata njoftuan se janë në pritje të një bebushi. Futbollisti është gjithashtu babai i Davi Lucca, i cili lindi më 24 gusht 2011, kur Neymar ishte në një lidhje me Carolina Dantas.

Marrëdhënia me Bruna-n nuk ka qenë gjithmonë e qetë. Në gusht të 2022-shit, Bruna dhe Neymar njoftuan fansat se i kishin dhënë fund marrëdhënies, pas fejesës së tyre. Asokohe u tha se 27-vjeçarja u nda nga Neymar sepse ky i fundit e kishte tradhtuar, por ajo i mohoi aludimet.

Më pas, për ditëlindjen e Neymar, Bruna postoi një album me foto, ku shkruante edhe urimin për yllin e futbollit: “Gëzuar ditëlindjen bukurosh. T’i thashë të gjitha sot”, shkroi ajo dhe i uroi atij një vit fantastik me bekime, festa, miq, arritje, synime dhe shëndet. "Uroj që Zoti ta mbrojë lidhjen tonë”.