Avril Lavigne dhe Tyga i kanë dhënë fund lidhjes pas katër muajsh.
Sipas TMZ, ata morën vendimin për t'u ndarë disa javë më parë. TMZ raportoi se ndarja nuk ishte e vështirë dhe ata janë shumë në rregull me njëri-tjetrin.
Thashethemet për lidhjen nisën në fillim të marsit. Asokohe, Avril sapo ishte ndarë me të fejuarin Mod Sun, emri i vërtetë e së cilit është Derek Ryan Smith. Ata u ndanë një vit pasi Mod Sun i propozoi këngëtares.
Lajmi u bë i ditur një ditë pasi Avril dhe Tyga u panë duke darkuar së bashku.