Celebrity

Pas aludimeve për tradhti, Neymar dhe Bruna zbulojnë gjininë e bebushit

Shkruar nga Anabel

25 Qershor 2023

Pas aludimeve për tradhti, Neymar dhe Bruna zbulojnë gjininë e
Instagram

 
Neymar dhe Bruna kanë zbuluar gjininë e bebushit dhe kanë njoftuar se janë në pritje të një vajze. Futbollisti brazilian dhe partnerja e tij, Bruna Biancardi, kanë publikuar një video në të cilën shfaqen momente romantike të çiftit. “Mezi presim të të takojmë, bijë. Ti je dhurata më e madhe”, shkruhet në mbishkrimin e videos.

Pas aludimeve për tradhti, Neymar dhe Bruna zbulojnë gjininë e
Instagram

 
Videoja vjen pas aludimeve të shumta se Neymar tradhtoi të dashurën e tij shtatzënë me një influencuese nga São Paulo dhe se kontaktonte vazhdimisht me të. Thashethemet u përhapën me shpejtësi në internet, ndonëse nuk kishin një zanafillë konkrete. Më pas, sulmuesi i PSG-së dhe Brazilit publikoi një foto me parnteren dhe një ndjesë publike, ku u shpreh:
 
“Bru, 
Unë e bëj këtë për ty dhe familjen tënde. Të justifikosh të padrejtën, nuk ishte e nevojshme, por unë kam nevojë për ty në jetën time. E pashë sa shumë ishe e ekspozuar, sa shumë vuajte gjatë gjithë kësaj dhe sa shumë dëshiron të jesh pranë meje. Dhe unë pranë teje.” – shkruan Neymar.

"Rrezikoj të them se dështoj çdo ditë, brenda dhe jashtë fushës. Vetëm se unë i zgjidh gabimet e mia në jetën time personale në shtëpi, në intimitetin tim me familjen dhe miqtë e mi. E gjithë kjo goditi një nga njerëzit më të veçantë në jetën time. Gruaja që ëndërroja të ecte pranë meje, nëna e fëmijës tim. Të preku ty në një moment kaq të veçantë, siç është mëmësia,” shton më pas.

Ai nuk specifikoi konkretisht se për çfarë po kërkonte ndjesë:

“Bru, tashmë të kam kërkuar falje për gabimet e mia, për ekspozimin e panevojshëm, por ndihem i detyruar ta them publikisht këtë. Nëse një çështje private është bërë publike, falja duhet të bëhet publike. Nuk mund ta imagjinoj veten pa ty. Nuk e di nëse do të funksionojë, por SOT jam i sigurt që dua të provoj.”

“Qëllimi ynë do të mbizotërojë, dashuria jonë për fëmijën tonë do të fitojë, dashuria jonë për njëri-tjetrin do të na forcojë. Përgjithmonë ne,” përfundon Neymar.

Marrëdhënia e tyre nuk ka qenë e qetë që prej fillimit. Në gusht të 2022-shit, Bruna dhe Neymar njoftuan fansat se i kishin dhënë fund marrëdhënies, pas fejesës së tyre. Asokohe u tha se 27-vjeçarja u nda nga Neymar sepse ky i fundit e kishte tradhtuar, por ajo i mohoi aludimet.