Celebrity

Monica Bellucci konfirmon lidhjen me regjisorin Tim Burton

Shkruar nga Anabel

29 Qershor 2023

Monica Bellucci konfirmon lidhjen me regjisorin Tim Burton
Getty Images

Pasi u fotografuan duke u puthur, Monica Bellucci ka konfirmuar më në fund lidhjen me regjisroin e famshëm, Tim Burton. Aktorja italiane, 58 vjeç, ka thënë pëër “Elle France” se po, është e dashuruar dhe në një marrëdhënie me Burton.

“Çfarë të them… Së pari, jam e lumtur që e kam njohur. Është nga ato takime që rrallë të ndodh në jetë. E dashuroj si njeri dhe tani do ta njoh edhe si regjisor”, tha Bellucci, e cila do të interpretojë në filmin “Beetlejuice 2” të Burton.

Monica Bellucci konfirmon lidhjen me regjisorin Tim Burton
NewSplash

Çifti, aktualisht është duke punuar në filmin e dytë “Beetlejuice”, në Londër. Ata janë takuar së bashku shumë më herët, në Kanë, në vitin 2006, por shkëndija e dashurisë ka ndodhur në shkurt të këtij viti, kur u lindën dhe zërat për romancën e tyre.

Bellucci ka 2 vajza me ish-bashkëshortin e saj, Vincent Cassel, ndërsa Burton ka pasur një lidhje të gjatë me aktoren Helena Bohman Carter dhe kanë 2 fëmijë bashkë.

Artikuj të sugjeruar: