Showbiz dhe TV

Dafina dhe DJ Geek i japin fund raportit edhe në muzikë

Shkruar nga Anabel

3 Korrik 2023

Dafina dhe DJ Geek i japin fund raportit edhe në muzikë

Dafina Zeqiri dhe DJ Geek – (ish)çifti që nuk foli kurrë për ndarjen, por prej kohësh thuhet se nuk janë më bashkë – duket se do t’i japin fund edhe raportit profesional mes tyre.

Pas thashethemeve të ndarjes, ata u panë nëpër koncerte, gjë që i bëri fansat të besonin se ishin sërish bashkë. Megjithatë duket se ka qenë thjesht një raport profesional.

Mirëpo burime për Privé.al bëjnë me dije se me përfundimin e sezonit veror, Dafi dhe DJ Geek nuk do të shfaqen më në koncerte së bashku.

“Ky vendim duket se ka qenë më i miri për të dy, pasi raporti në punë pas prishjes së atij në jetën private ka qenë pothuajse e pamundur,” raporton Privé.

Dafina dhe DJ Geek i japin fund raportit edhe në muzikë

Thashethemet e para për marrëdhënien e tyre nisën në qershor të vitit 2019. Në korrik të po atij viti, Dafi e mohoi lidhjen. Në dhjetor, e konfirmoi tërthorazi, ndërsa në shkurt 2020 e pranoi publikisht. Dy muaj më vonë, gjatë një interviste për Revistën Story, foli për ndarjen.

"Ishte një lidhje shumë e shkurtër, që përfundoi shpejt. Mesa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike, prandaj vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t'i japim fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme.”

Në qershor 2020, e ftuar te “Në kurthin e Piter Pan” u shpreh se është “ende e dashuruar” dhe “ka një dashuri shumë të madhe dhe është ende [në zemër]”. Dashuria shumë e madhe ishte Geek.

Dafina dhe DJ Geek i japin fund raportit edhe në muzikë

Në qershor 2022, Dafi u pyet për planet për fëmijë. Ajo u shpreh se as familja e saj dhe as familja e DJ Geek nuk i kanë bërë presion, por kanë respektuar privatësinë e tyre. “Nuk ka lidhje nëse është djalë apo vajzë, mjafton të jetë shëndoshë e mirë. E kam ndjerë mungesën e një vëllai në fëmijëri dhe gjithmonë kam thënë që dua një çun, por tani them dua një gocë, një mini-Dafina. Ndoshta edhe më mirë të jenë binjakë, një vajzë dhe një djalë,” tha ajo në "Why not".

Në prill, një video virale shtoi më shumë zërat se mes tyre kishte një krizë.

Së fundmi, përflitet se DJ Geek është në një romancë me Keisi Medinin.