
Avril Lavigne dhe Tyga i dhanë fund marrëdhies së tyre pas 4 muajsh lidhjeje, por janë fotografuar duke biseduar dhe me thënë të drejtën, duken shumë të afërt. Ata po flisnin, ndërsa ishin në një festë në Las Vegas.

Në një moment, Tyga e përqafoi Avril, e cila u duk mjaft rehat në shoqërinë e tyre. Nuk dihet ende nëse ata janë rikthyer me njëri-tjetrin, ose thjesht kanë mbetur miq.


Sipas burimeve të DailyMail, Tyga dhe Lavigne i dhanë fund marrëdhënies së tyre, pasi këngëtarja nuk ishte gati për një lidhje me reperin dhe raporti me të nuk ishte aq serioz dhe Tyga shërbeu si një shpërqendrim për Avril, që të harronte lidhjen toksike me Mod Sun.

Pas ndarjes nga Mod Sun, Lavigne u pa nën shoqërinë e Tyga-s. Fansat supozuan se ajo e tradhtoi ish-të fejuarin, por burimet e mohuan këtë thashethem.
Artikuj të sugjeruar: