
Keke Palmer publikoi një foto me veshjen e saj në koncertin e Usher dhe le të themi se i dashuri i saj, Darius Jackson s’ishte shumë dakord me zgjedhjen e veshjes. Për këtë, Keke postoi një album në Instagram, ku tërthorazi i ktheu një përgjigje, përmes mbishkrimit: “Do të doja të bëja më shumë foto, por ishim vonë”, duke treguar edhe më shumë mbi performancën fantastike të Usher.
View this post on Instagram
Ky postim vjen pasi Darius publikoi në Tëitter një video të Keke-s në koncertin e Usher dhe shkroi: “Veshja…ti je një nënë”.
Menjëherë njerëzit e komentuan veprimin e tij, duke argumentuar se:
1. Keke duket një yll.
2. Mamatë mund të veshin ç’të duan!
Darius u kundërpërgjigj përmes një reagimi, ku shkroi: “Jetojmë në një gjeneratë ku një burrë familjar nuk do që bashkëshortja dhe e ëma e fëmijëve të tij të tregojë të pasmet që të kënaqë të tjerët dhe atij i thonë që është një inatçi. Kjo është familja dhe përfaqësimi im. Unë kam standarde dhe morale në të cilat besoj”.
Keke dhe Darius kanë qenë bashkë që prej vitit 2021 dhe ata u takuan në një festë. Në shkurt të këtij viti sollën në jetë djalin e tyre. Çifti e ka mbajtur mjaft private marrëdhënien e tyre, por ngadalë kanë nisur të tregojnë më shumë detaje rreth romancës së tyre.
Artikuj të sugjeruar: