Thuajse mes korriku. Vera është në kulmin e saj dhe nëse s’jemi në plazh bëjmë mirë të jemi në shtëpi. Mundësisht përballë një kondicioneri/freskueseje ose me kokën nga frigoriferi.
Teksa prisni të kalojnë orët më të nxehta, bridhni nëpër kuzhinë, kërkoni për ndonjë gotë elegante, për ndonjë recetë të re dhe kuptoni që shumë gjëra mungojnë! Rutina e ngarkuar s’na lë gjithmonë të shohim çfarë ekzaktësisht na duhet, prandaj vera është momenti më i mirë për ca ndryshime të vockla.
Nuk do t’ju duhet të kërkoni shumë. Tek Pajtoni Center ndodhet Schafer Albania! Marka shumë e njohur gjermane, me një reputacion që e ruan prej vitesh mbërriti më në fund tek ne për të na dhënë çfarë na duhej më shumë: materiale të qëndrueshme, varietet modelesh dhe çmime shumë të përballueshme.
Nëse po mendon që të duhet një tigan i ri që nuk ngjit, një komplet i ri tenxheresh, set pjatash apo komplet gotash, airfryer dhe çdo aksesor tjetër, e gjeni atje! Madje, pa lëvizur fare nga këndi i freskët që keni zënë, i porosisni online dhe mbërrijnë në shtëpinë tuaj pa paguar asnjë qindarkë më shumë për transportin!
Schafer prej dekadash përkushtohet që të ofrojë jo vetëm produkte vizualisht tërheqëse për syrin dhe shtëpinë, por që i rezistojnë kohës. Çdo artikull në gamën e tyre është krijuar duke përdorur materiale me cilësi të lartë dhe të qëndrueshme, që do të thotë- do të mbeten në kuzhinën tuaj për shumëëë gjatë!
Vetëm duke bërë një xhiro në Instagramin e tyre mund të frymëzoheni për gjithë blerjet që do bëni. Imagjinoni një kuzhinë të re që do t’ju motivojë të gatuani dhe qëndroni më gjatë në shtëpi me dëshirë!
Tek Schafer do të zbuloni një tjetër botë aksesorësh për shtëpinë që ndoshta nuk e njihnit dhe pas kësaj, edhe shtëpinë do ta shihni me një këndvështrim të ri!