Bota

Shkencëtari i NASA-s thotë se kjo do të jetë vera më freskët që do të përjetojmë për gjithë jetën

Shkruar nga Anabel

19 Korrik 2023

Shkencëtari i NASA-s thotë se kjo do të jetë vera më
Getty Images


Shkencëtari i NASA-s, Peter Kalmus ka paralajmëruar njerëzit përmes një postimi në Twitter se kjo verë do të jetë “më e freskëta” që do të përjetojmë për gjithë vitet që do të jetojmë, pasi valët e të nxehtit ekstrem do të sjellin shkatërrimin e Europës dhe SHBA-së, ndërsa përmbytjet e shumta dhe erërat e forta do të godasin Azinë.
 
“Shumë njerëz nuk e dinë ende se në çfarë rreziku janë. Kjo do të jetë vera më e freskët për pjesën e mbetur të jetës dhe kjo s’duhet të jetë një meme, por në fakt, (duhet të jetë) e frikshme. E vetmja rrugëzgjidhje për këtë të nxehtë të tmerrshëm është që t’i japim fund lëndëve djegëse fosile, sa më shpejt të jetë e mundur”, shkroi ai.

Kalmus shtoi se bota dhe shoqëria duhet të kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike, që planeti të nisë të ftohet deri në fund të këtij shekulli.

E gjithë bota po përballet me temperatura ekstreme, të cilat po vendosin rekorde të reja. Së fundmi, për shkak të fenomenit El Niño, temperaturat në Europë kanë arritur në shifra ekstreme dhe kjo tendencë pritet të jetë në rritje.