Teksa zjarret në ishullin grek të Rodosit u përhapën për të gjashtën ditë gjatë temperaturave të larta, mijëra vendas janë evakuuar ndërsa turistë të bllokuar po përpiqen të kthehen në shtëpi. Shihni në vijim situatën përmes fotove:
Një helikopter mbi një plazh në Rodos. Rreth 266 zjarrfikës dhe 49 makina zjarrfikëse ishin në terren duke luftuar me flakët, të ndihmuar nga pesë helikopterë dhe 10 aeroplanë.

Njerëzit e evakuuar nga shtëpitë e tyre strehohen në një sallë sportive në Venetokleio në Rodos. Rreth 19,000 njerëz janë zhvendosur nga ishulli drejt një vendi të sigurt pasi zjarret vazhduan të përhapen për të gjashtën ditë, thanë autoritetet të dielën.

Turistët e evakuuar flenë në dyshemenë e aeroportit ndërsa presin avionët që nisen. Operatorët turistikë kanë urdhëruar fluturime çarter të zbarkojnë në Rodos pa pasagjerë për të marrë udhëtarët që dëshirojnë të largohen nga ishulli.

Pamje e dëmeve të shkaktuara nga zjarret në fshatin Kiotari.

Mbetjet e djegura të makinave. Ekziston frika se zjarret do të përhapen më 24 korrik në pesë rajone: Atikë, Greqinë qendrore, Peloponez, Greqinë perëndimore dhe Egjeun jugor.

Njerëzit shikojnë zjarret pranë fshatit Malona në Rodos. Beteja për frenimin e zjarreve është bërë një përpjekje ndërkombëtare; forcat zjarrfikëse nga Republika Çeke, Franca dhe Turqia u bashkuan me ato greke.

Një zjarr digjet në fshatin Trapeza në Diakopto, Achaea në Greqi, gjatë asaj që u quajt fundjava më e nxehtë e korrikut në 50 vjet për vendin.
