Showbiz dhe TV

Ndoshta nuk e prisnit, por Dafina e ka shumë të vështirë të dalë me dikë

Shkruar nga Anabel

24 Korrik 2023

Ndoshta nuk e prisnit, por Dafina e ka shumë të vështirë 
Dafina Zeqiri zhvilloi një bisedë pa filtra me Berat Buzhalën dhe tregoi sfidat e saj në industrinë e muzikës, veçanërisht në aspektin romantik. 

“Si grua në këtë industri, nuk ke kohë të dalësh në takim me ndonjë, të njihesh me dikë, jo se s’ke dëshirë, por ndodh që sapo del me të, sikur një kafe të pish, ai i thotë shoqërisë që dola me të, e kam të dashur, gënjejnë, ose ta “ngjisin” njerëzit”, tha Dafina, referuar thashethemeve dhe zërave që qarkullojnë vërdallë.

Ajo shtoi se është e vështirë që ta kuptojë nëse personi me të cilin mund të dalë, e pëlqen për atë që është apo sepse është Dafina e famshme.
 
“Ti do të kesh një të ardhme, të krijosh një familje, të dish që kur kthehesh nga puna në shtëpi, e lodhur, ke dashurinë e familjes aty. Kur nuk ndodh kjo, kur ndahesh, nuk do ta tregosh këtë te publiku”, tha këngëtarja, duke shtuar sa e rëndësishme është privatësia, të cilën fatkeqësisht nuk e gëzon plotësisht.

Artikuj të sugjeruar: