Celebrity

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e dhimbshme e këngëtares Sinéad O’Connor

Shkruar nga Anabel

27 Korrik 2023

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
Sinéad O’Connor (lindi në dhjetor të 1966-ës në Dublin), ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare, duke lënë të shokuar të gjithë botën. O’Connor është një prej këngëtareve më të fashme irlandeze, e mirënjohur për flokët e saj të shkurtër, sytë shprehës, buzëqeshjen dhe gropëzat e lezetshme që i krijoheshin në faqe, si dhe shpirtin e saj protestues dhe rebel.

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
Shutterstock

Megjithatë, Sinéad O’Connor ka pasur një jetë të dhimbshme, duke nisur që nga fëmijëria, sfidat me shëndetin mendor, marrëdhënien e ndërlikuar me fëmijët dhe martesat e dështuara.

Fituesja e çmimit Grammy ka pasur një fëmijë traumatike, pas abuzimeve dhe dhunës të së ëmës. “Kujtimi im i hershëm…ajo më thoshte që unë s’duhet të kisha lindur. Ajo s’më donte”, u shpreh në një intervistë këngëtarja, referuar së ëmës, Johanna O’Grady.

Në moshën 13-vjeçare, këngëtarja u arratis nga shtëpia, për t’i shpëtuar dhunës emocionale dhe fizike të së ëmës. Por, kjo ishte vetëm nisja e një sërë problemesh që do të ishin prezente në jetën e saj.

Dy vite më vonë, ajo u kap duke vjedhur dhe u detyrua të vendosej për 18 muaj në An Grianan Training Centre, në Dublin, e krijuar fillimisht për të burgosur vajza të reja që konsideroheshin të shthurura.

“Unë kurrë nuk kam përjetuar – dhe ndoshta kurrë s’do të përjetoj – një panik, terror dhe agoni aq të tmerrshme”, u shpreh O’Conor duke rikujtuar përvojën e saj.

Në vitin 1985, e ëma e O’Connor vdiq, pasi humbi kontrollin e makinës në një rrugë të ngrirë dhe u përplas me një autobus. Asokohe, këngëtarja ishte 18 vjeç. Megjithëse e ëma s’kishte qenë prindi më i mirë për të, sërish, këngëtarja përjetoi shumë emocione pasi u njoftua që Johanna kishte ndërruar jetë. Më vonë, O’Connor arriti ta falte të ëmën për të gjitha torturat dhe abuzimin.

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
Twitter

“E urrej që s’mund ta përqafoj dhe t’i them asaj që e dua dhe që gjithçka është në rregull. Do isha kujdesur për të, sepse ajo ishte totalisht një përbindësh. Më mungon shumë dhe më dhemb zemra për të”, u shpreh O’Connor.

Ajo tha se ndoshta e gjithë kjo pjesë ka ndikuar në mendimet e saj vetëvrasëse. “Mezi pres që të vijë dita dhe të shkoj në parajsë, për të parë sërish nënën time”.

Edhe jeta sentimentale e O’Connor ishte gjithashtu e mbushur me dhimbje dhe tragjedi. Ajo u martua 4 herë dhe pati 4 fëmijë.

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
Alamy Stock Photo

Lidhjen e parë e pati me producentin muzikor, John Reynolds. Ata u bënë prindër të një djali të quajtur Jack, në vitin 1987.

Një vit më vonë, këngëtarja ishte sërish shtatzënë, kur u nda nga Reynolds. Ajo e abortoi fëmijën.

Më pas, O’Connor u lidh me gazetarin irlandez, John Waters. Në vitin 1996, u bënë prindër të vajzës Roisin. Ata u ndanë dhe u përfshinë në një betejë të egër ligjore për kujdestarinë e Roisin dhe në fund, O’Connor e lejoi ish-bashkëshortin që të jetonte me të bijën.

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
Shutterstock

Në vitin 2004, ajo lindi djalin e saj Shane, me këngëtarin e muzikës folk, Donal Lunny dhe 2 vite më vonë, solli në jetë Yeshua, me Frank Bonadio.

Ajo u martua për herë të katërt me terapistin Barry Herridge dhe martesa e tyre përfundoi një javë më vonë. O’Connor, në vitin 2007, tregoi se vuante nga bipolariteti.

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
Bruja, PacificCoastNews.com

Në vitin 2017, ajo publikoi një deklaratë të dhimbshme në rrjetet sociale, duke përlotur dhe shqetësuar fansat. “Jam vetëm fare. Nuk ka asnjë njeri në jetën time”, tha ajo.

Janarin e shkuar, një tjetër ngjarje tragjike ndodhi në jetën e këngëtares, pasi i biri i saj, Shane, u vetëvra kur ishte vetëm 17 vjeç. Ajo kishte humbur kujdestarinë e Shane dhe vdekja e tij e shkatërroi. Djali i saj u zhduk nga spitali ku po trajtohej për mendime vetëvrasëse. Më vonë, ai u gjet dhe O’Connor konfirmoi që i biri kishte ndërruar jetë, duke thënë se: “Ai vendosi t’i jepte fund sfidave dhe tanimë është me Zotin”.

Që nga fëmijëria traumatike, deri te vdekja e djalit: Jeta e
AFP/Getty Images

Këngëtarja irlandeze bëri një postim në Twitter, duke shkruar: “Kam vendosur që të ndjek djalin tim. Nuk ka kuptim të jetoj pa të”. Hera e fundit kur ajo ishte aktive në këtë rrjet social ishte kur sërish bëri një dedikim të ndjerë për të birin, duke u shprehur se ai ishte dashuria e jetës dhe drita e shpirtit të saj.

O’Coonor ndërroi jetë në moshën 56-vjeçare dhe lajmin  për vdekjen e këngëtares e bëri të ditur familja e saj duke thënë se “familja dhe miqtë e saj janë të shkatërruar”. Shkaku i vdekjes nuk është bërë publik. 


Për të mësuar më shumë mbi jetën e saj, të rekomandojmë këtë artikull: