
Rosalía dhe Rauw Alejandro i dhanë fund fejesës dhe lidhjes së tyre 3-vjeçare duke shokuar njerëzit dhe menjëherë, u pretendua se shkak u bë tradhtia nga ana e Alejandro.

Artisti ka bërë një reagim publik, duke mohuar zërat. Përmes një postimi në InstaStory, Alejandro u shpreh: “Gjatë gjithë këtyre viteve ju keni qenë pjesë e arritjeve të mia profesionale, si dhe në të gjitha momentet e lumtura që kam përjetuar në çift. Asnjëherë s’e kam menduar veten në pozitën dhe as nuk e mendoja se do të më duhej të bëja deklarata publike për këtë çështje kaq private për mua. Po, disa muaj më parë, unë dhe Rosi i dhamë fund fejesës”, konfirmoi Alejandro lajmet.
Më tej, vijoi:
“Ka mijëra probleme që shkaktojnë një ndarje, por në rastin tonë nuk ndodhi për shkak të palëve të treta apo tradhtisë. Gjatë kësaj kohe, po përpiqem t’i asimiloj të gjitha akuzat e gabuara publike. Nga respekti që kam për të, familjet tona dhe gjithçka që kemi përjetuar, nuk mund të hesht dhe t’i shoh teksa përpiqen të shkatërrojnë edhe më shumë historinë e dashurisë që Zoti më lejoi të jetoja. Pa u zgjatur, i dua shumë fansat e mi, faleminderit që jeni këtu”, përfundoi ai.
Rosalía dhe Alejandro, të dy 30 vjeç, u lidhën në gusht të vitit 2021 dhe më pas e bënë publike romancën e tyre në korrik. Në mars të 2022-shit, Alejandro tregoi se kishte bërë një tatuazh “RR” me inicialet e tyre.
Një vit më vonë, ata njoftuan njerëzit se ishin fejuar, përmes këngës “Beso”, në të cilën u shfaqën edhe momente nga fejesa e tyre.

Sipas burimeve, megjithëse të dy ish-partnerët kanë shumë respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin, sërish kanë rënë dakord që t’i japin fund lidhjes.