Lizzo ka qenë në një mision kohët e fundit për të bërë një stil jetese më të shëndetshëm. Pas humbjes së 16% të yndyrës së trupit, mbi 30 kile nga pesha fillestare, ajo po hedh dritë mbi mënyrën se si e realizoi këtë gjë.
Këngëtarja u shfaq në një video live në TikTok për të folur për udhëtimin e saj të humbjes së peshës dhe e lidhi shumë transformimin e saj me largimin e disa ushqimeve nga dieta.
Për shembull, Lizzo tha se më parë pinte 2-3 pije Starbucks-i në ditë, që përmbanin rreth 1,200 kalori. Ajo tashmë e ka ndaluar plotësisht Starbucks-in - dhe kafenë gjithashtu - duke u fokusuar në qasjen e "kalorive që hyjnë dhe kalorive që dalin".
"Kaloritë që hyjnë dhe kaloritë që dalin" i referohet një koncepti themelor të menaxhimit të peshës dhe ekuilibrit energjetik të trupit. Kjo është një mënyrë për të përshkruar balancën mes energjisë që merr trupi nga ushqimi dhe pijet (kaloritë që hyjnë) dhe energjisë që trupi shpenzon për të kryer funksione të ndryshme jetësore (kaloritë që dalin).
Me këtë, ajo ka filluar të bëjë prioritet ngrënien e ushqimeve "super të shijshme" në mëngjes në vend të "gjërave të ëmbla".
Lizzo shpjegoi gjithashtu se humbja e peshës po luan një rol kyç në ndihmën që i jep për të tejkaluar ankthin, duke thënë:
"Më pëlqente të shpërqendrohesha me njerëz. Më pëlqente të shpërqendrohesha me ushqim. Më pëlqente të shpërqendrohesha me alkool. Më pëlqente të shpërqendrohesha me probleme që krijoja vetë. Më pëlqente të bëja këtë gjë. Dhe ndalova së bëri këtë gjë."
Pas videos, Lizzo u dha fansave një pamje të ushqimeve të shëndetshme që po ha tani, duke postuar një TikTok ku tregon një tas me qofte bizoni, fasule, oriz dhe lakra.
Disa njerëz më parë e akuzuan Lizzo-n se përdorte ilaçin e njohur të diabetit për humbje peshe, Ozempic-un, por ajo i hodhi poshtë këto akuza.
Qartësisht, Lizzo ndihet mirë dhe po jeton më shëndetshëm se kurrë.
Artikuj të sugjeruar:
Burimi: TMZ