Celebrity

Sinéad O'Connor e pagoi shtrenjtë që kritikoi Kishën Katolike. Historia i dha të drejtë

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2023

Sinéad O'Connor e pagoi shtrenjtë që kritikoi Kishën

Fill pas vdekjes së Sinéad O'Connor në moshën 56-vjeçare, jeta e saj është vendosur sërish në qendër të vëmendjes.

Këngëtarja irlandeze njihet për zërin, por edhe pikëpamjet mbi politikën apo historinë. Momenti kur ajo grisi foton e Papës Gjon Pali II në "Saturday Night Live” në tetor 1992 përcaktoi imazhin e saj publik.

“Ne kemi besim te fitorja e së mirës mbi të keqen,” tha ajo në SNL. Më pas, grisi foton, i hodhi copëzat drejt kamerës dhe tha: “Luftoni armikun e vërtetë”, përpara se të dilte nga skena.

Sinéad O'Connor e pagoi shtrenjtë që kritikoi Kishën

Pas kësaj, O'Connor u ndalua përgjithmonë që të merrte pjesë në NBC dhe në SHBA pati protesta kundër saj. "Nuk më vjen keq që e bëra. Ishte e shkëlqyer," tha ajo në një intervistë me New York Times në 2021.

Në fillim, imazhi i saj u dëmtua rëndë, por vitet e mëvonshme i dhanë të drejtë. Kisha Katolike pranoi dhe kërkoi falje për abuzimin seksual të kryer ndaj anëtarëve të klerit, shpesh ndaj fëmijëve.

Nëntë vjet pasi ajo grisi foton e tij, Papa Gjon Pali II u dërgoi një email ku u kërkonte falje viktimave të abuzimit seksual të kryer nga priftërinjtë dhe klerikë të tjerë në Australi dhe rajonin përreth, duke pranuar skandalin për herë të parë në papatin e tij.

Në vitin 2010, Papa Benedikti XVI tha në një letër prej 18 faqesh se i vinte “vërtet keq” për abuzimin e bërë nga priftërinjtë katolikë në Irlandë, vendlindja e O’Connor.

Në vitin 2019, Papa Françesku pranoi se priftërinjtë kanë sulmuar seksualisht murgeshat, ndërsa në tetor 2021, Kisha Katolike në Francë deklaroi se 330,000 fëmijë janë abuzuar seksualisht nga klerikët dhe anëtarët laikë të institucioneve të kishës gjatë 70 viteve të fundit.

Njerëzit e vlerësojnë sot Sinéad O'Conno, që pati guximin të fliste kur të gjithë të tjerët heshtën.

Burimet ndihmëse: CNN, RTL Télé Lëtzebuerg, The Washington Post