Muzika

Njerëzit s’po e mbajnë dot veten pas publikimit të “Utopia”, albumit të ri të Travis Scott

Shkruar nga Anabel

28 Korrik 2023

Njerëzit s’po e mbajnë dot veten pas publikimit të
Twitter


U deshën 5 vite pritje që Travis Scott të sillte albumin e tij të katërt, të pagëzuar “Utopia”, i cili u publikua sot (28 korrik). Albumi pritet të thyejë rekorde dhe njerëzit në Twitter thjesht janë çmendur nga lançimi i “Utopia”.

"Travis Scott duke dalë nga studioja pasi mbaroi "Utopia" dhe duke e ditur që ka bërë albumin e vitit", shkruan dikush.

"Ia vlejti pritja. Albumi i vitit", tha një tjetër person.

"Ne, fansat e Travis Scott tani që më në fund doli "Utopia", tha një person, i cili mesa duket mezi paska pritur për publikimin e albumit.

Dikush tjetër mendon se bashkëpunimi i Travis dhe The Weeknd është zjarr

Travis është një prej artistëve më të vlerësuar globalisht, i njohur për këngët e tij që dominuan listat. “Sicko Mode”, “Highest in the room” dhe “Butterfly effect” janë ndër këngët më të njohura të tij.