Aktorja fituese e çmimit Oscar Michelle Yeoh është martuar me partnerin e saj prej shumë kohësh Jean Todt në një ceremoni në Zvicër – gati dy dekada pasi biznesmeni francez i propozoi.
Yeoh, 60 vjeç, e cila në fillim të këtij viti u bë gruaja e parë me prejardhje aziatike që fitoi çmimin Oscar si “Aktorja më e mirë”, konfirmoi martesën e saj me Todt, 77 vjeç, një ish-drejtor ekzekutiv i Ferrarit, në Instagram gjatë fundjavës.
“19 vjet dhe PO!! ne jemi te martuar!! Faleminderit për familjet tona që na kanë dashur gjithë këto vite,” shkroi aktorja malajziane.
View this post on Instagram
Ata u takuan në Shangai në qershor 2004 dhe një muaj më vonë, Jean Todt i propozoi për martesë. Pas 6,992 ditësh, më 27 korrik 2023, u martuan në Gjenevë.
Yeoh hyri në një nivel të ri të statusit si aktore këtë vit për performancën e saj të mirënjohur në "Everything Everywhere All at Once". Performanca të tjera të njohura të saj janë ato në filma si “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” (2021), “Crazy Rich Asians” (2018), “The Mummy: Tomb of the Dragon Emperor” (2008), “Memoirs Of A Geisha” (2005) dhe “Crouching Tiger, Hidden Dragon” (2000).