
Kujdes! Artikulli në vijim përmban spoilers, të cilët të sugjerojmë t’i shmangësh nëse nuk e ke parë ende filmin “Barbie”.
Filmi “Barbie” me regji të Greta Gerwig i ka lënë njerëzit me dilema dhe sigurisht, nga dilemat lindin edhe teoritë e ndryshme. E fundit, ajo që shpjegon pse Barbie (Margot Robbie) s’e ka qejf në mënyrë romantike Ken (Ryan Gosling) është bërë goxha virale.

Një person në TikTok tha se Barbie nuk shpreh interes për Ken për shkak të një bisede me Gloria-n (America Ferrera). Në një skenë, Gloria thotë se nuk mendon se Barbie-s i duhet një kukull Ken e më vonë, vetë Barbie thotë të njëjtën gjë.
@callmeashbash I’m going to watch this again this week. Who’s with me ? #barbiemovie #kenandbarbie #gloriaandbarbie ? original sound - AshBash
Shumë njerëz kanë rënë dakord me teorinë. “S’e kisha vënë re, por bën shumë sens”, shkroi dikush, ndërsa një tjetër tha se do të donte të kishte një bllok me vete që të mbante shënimet ndërkohë që shihte filmin dhe t’i analizonte më vonë.
Ndërkohë, sektori i komenteve u kthye në një “vatër teorish” dhe një person komentoi se Barbie s’e ka qejf Ken, sepse për të, ai është thjesht “një aksesor”, referuar edhe shprehjes: "Ajo është gjithçka. Ai është thjesht Ken".

Dikush tjetër u shpreh se kjo mbase ndodh sepse Barbie është frymëzuar nga Barbara, vajza e krijueses, Ruth Handler, ndërsa Ken, nga djali i saj.
Vetë Greta s’ka reaguar dhe na lë të endemi sa në një teori tek tjetra.
Artikuj të sugjeruar:
- Pse fundi i filmit ‘Barbie’ ka kaq shumë rëndësi për shëndetin e grave
- Lista befasuese e aktorëve që mund të luanin Ken-in në vend të Ryan Gosling
- Si të përgatitësh kokteje rozë, meqë jemi në epokën e “Barbie”
- Thonjtë me lule janë trendi më i lezetshëm i momentit – ju kemi gjetur 20+ modele ?
- Barbie energy: Disa ide për thonjtë e tu, frymëzuar nga ‘Barbie’