Showbiz dhe TV

Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me partnerin

Shkruar nga Anabel

9 Gusht 2023

Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me
Ilda Bejleri e ka mbajtur gjithnjë larg vëmendjes jetën e saj private, por në ditëlindjen e vajzës së saj Siena, ajo u paraqit për herë të parë në publik me partnerin e saj, sipërmarrësin Ardit Kraja.
 
Ata festuan ditëlindjen e parë të Sienës në një ambient me miq dhe të afërm.

Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me

Në rrjetet sociale qarkulluan disa video dhe foto, në të cilat çifti feston 1-vjetorin e vajzës. 

Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me

Ilda zgjodhi një fustan elegant të bardhë, ndërsa partneri i saj, një veshje më casual.

Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me

Për herë të parë, Ilda Bejleri shfaqet në publik me


Moderatorja u bë nënë në gushtin e vitit të kaluar. Në qershor, Ilda konfirmoi tërthorazi shtatzënë përmes një fotoje ku dukej disi barku i rrumbullakosur. Asokohe, ajo u shfaq në Instagram duke konsumuar një pije për të cilën theksoi në mbishkrim se nuk është alkool.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilda Bejleri (@ildabejleri)


Më pas, e ftuar te "Goca dhe Gra", ajo foli për shtatzëninë dhe u shpreh se ajo dhe partneri flinin në dhoma të ndryshme.
 
“Unë ia thashë partnerit direkt sapo e zbulova se jam shtatzënë, ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi zbuluar shumë bukur. Emrin ia kam vënë unë, po shihja një film dhe më pëlqeu se si tingëlloi Siena. Pjesa më e vështirë janë ditët e para dhe muaji i fundit. Sa ia merr dorën është vështirë, pastaj është më thjeshtë. Natën qëndroj vetë, ajo është pjesa më e vështirë. Marrëdhënia nuk ka ndryshuar, vajza fle në dhomë vetëm dhe unë fle me të. Më mirë një pa gjumë se sa të dy". - tha ajo.

Ilda tregoi edhe momentin kur mori vesh se ishte shtatzënë dhe reagimin e të atit:

"Bëra shtatë-tetë teste për t’u siguruar që isha shtatzënë. Zoti na bekoi me një vajzë. Jam shumë e lumtur, se në fillim më thoshin të gjithë që do të bësh çun, nuk e di pse kisha këtë idenë sikur do isha mama çunash. Kur mësova se ishte vajzë, ngela pak si pikëpyetje".

Më tej vijoi:

"Ka qenë një periudhë shumë e bukur, e kemi përjetuar shumë bukur. Vajzat vërtet janë një bekim. Kur i kam thënë babit tim iu mbushën sytë me lot dhe më tha unë nuk e imagjinoj veten jetën pa ty. Vajzat  gjithmonë përveçse do jenë shoqe shumë të mira, janë speciale mendoj unë, për të gjithë familjen”.