Udhetim

Psikologët shpjegojnë: Pse fotoja virale e kroçeres më të madhe në botë shkaktoi reagime të ashpra

Shkruar nga Anabel

11 Gusht 2023

Psikologët shpjegojnë: Pse fotoja virale e kroçeres më

Një kroçere, më e madhja në botë, nuk ka pritur në bordin e saj asnjë udhëtar, por tashmë i ka vënë flakën internetit.

Icon of the Seas (Ikona e deteve) do të nisë udhëtimet e para në janar 2024. Kjo kroçere është 365 metra e gjatë (96 metra më e gjatë se Titaniku), 48 metra e gjerë, ka 20 kuverta totale dhe një kapacitet maksimal prej 10,000 personash, duke përfshirë të gjithë udhëtarët dhe ekuipazhin.

Psikologët shpjegojnë: Pse fotoja virale e kroçeres më

Por kur një imazh i kroçeres u bë viral, pati reagime të shumta, përfshirë këtu edhe shumë kritika. Jo të gjithë e interpretuan render-in (imazhin se mund të duket anija) si të lezetshëm. Disa e cilësuan si “monstruozitet”, “një grumbull dekadence”. Një përdorues sugjeroi që emri të ishte “Ikona e sëmundjeve”.

Gjithashtu u quajt “shumë e ndërlikuar dhe vulgare”, “kaotike, e çrregullt” dhe ndoshta “e pasigurt”. Disa e krahasuan me rradhët e ferrit.

Psikologët shpjegojnë: Pse fotoja virale e kroçeres më

Por çfarë ka imazhi që shkakton emocione kaq të forta?

Tom Davis, profesor i psikologjisë në University of Alabama, tha për CNN se reagimet mund të jenë për shkak të shumë faktorëve, duke përfshirë ankthet dhe fobitë, si edhe përvojat personale me resortet dhe kroçeret.

Sipas tij, shumë njerëz kanë frikë nga udhëtimet në det të hapur. Përmasat e anijes gjithashtu risjellin kujtime nga lajmet e viruseve deri te filmat si “Jaws” (film horror me peshkaqen) apo “Titanic”.

Sipas Adam Cox, një psikolog dhe ekspert i fobisë, përshkrimi i kroçeres si “pesë herë më e madhe si Titaniku” mund t’i bëjë njerëzit të mendojnë për një fatkeqësi potencialisht më të madhe se fundosja e Titanikut. Aq më tepër pas tragjedisë së fundit në rrënojat e Titanikut, me nëndetësen Titan.

Psikologët shpjegojnë: Pse fotoja virale e kroçeres më

Nivelet në anije krijojnë gjithashtu një ndjenjë klaustrofobie te disa njerëz, vazhdon ai, pasi ata e perceptojnë anijen si një vend ku mijëra njerëz janë të bllokuar.

Për Jonathan Abramowitz, psikolog në University of North Carolina, reagimet bazohen kryesisht në përvojën e mëparshme me kroçerat ose këta njerëz preferojnë një tjetër stil lundrimi, si për shembull anije më të vogla, varka luksoze apo diçka në mes.