Celebrity

Më falni, por mos ndoshta sapo u zbulua e dashura e Harry Styles?

Shkruar nga Anabel

12 Gusht 2023

Më falni, por mos ndoshta sapo u zbulua e dashura e Harry Styles?
Getty Images


Taylor Russell mund të jetë e dashura e re e Harry Styles, sipas burimeve dhe fotove për Page Six. Ata u paraqitën së bashku në Londër, duke bërë shaka, buzëqeshur dhe prekur njëri-tjetrin.

Më falni, por mos ndoshta sapo u zbulua e dashura e Harry Styles?
SplashNews.com


Harry nuk iu nda në asnjë moment Taylor dhe madje në një çast i vendosi edhe dorën në bel, ndërkohë që rrinin gjithë kohës pranë njëri-tjetrit.

Më falni, por mos ndoshta sapo u zbulua e dashura e Harry Styles?
SplashNews.com


Një burim tha për Page Six se ai shkoi edhe në dhomën e zhveshjes së aktores. Më pas shtoi: “Dukej sikur po mbanin duart. Harry qëndroi krah saj gjithë kohës. Ai e prezantoi me James Corden dhe po i pëshpëriste në vesh, duke qeshur”.

Më falni, por mos ndoshta sapo u zbulua e dashura e Harry Styles?
SplashNews.com


Thashethemet për lidhjen e tyre nisën muajin e kaluar, pasi qarkulluan disa foto ku shihej Taylor në zonën V.I.P në turneun e Styles në Vienë. Më vonë, njerëzit publikuan foto dhe video të dyshes, të cilët mesa duket kanë dalë shuuumë shpesh bashkë.

Më falni, por mos ndoshta sapo u zbulua e dashura e Harry Styles?
SplashNews.com


Më parë, këngëtari ka qenë i lidhur me Oliva Wilde dhe i dhanë fund marrëdhënies gjatë nëntorit të kaluar. Sa i përket Taylor, thuhet se ka qenë e lidhur me kolegun e saj, Timothée Chalamet, por romanca nuk është konfirmuar nga asnjëra pale.
 
Artikuj të sugjeruar: