Një variant i ri i Covid-19 u përcaktua si variant me interes nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, megjithëse rreziku për shëndetin publik është vlerësuar si i ulët.
Varianti, i njohur si EG.5 ose "Eris", lidhet me një nënvariant të Omicron të njohur si XBB.1.9.2 dhe po përhapet globalisht.
Megjithatë, OBSH sugjeroi se varianti nuk përbën një kërcënim të veçantë. Bazuar në provat e disponueshme, rreziku i shëndetit publik nga EG.5 vlerësohet si i ulët në nivel global.
Ashtu si variantet e tjera të Covid-19, simptomat e hershme të variantit Eris mund të përfshijnë:
- Ndryshime ose humbje e nuhatjes dhe shijes
- Ethe
- Kollë e thatë
- Lodhje
- Temperaturë
- Dhimbje koke
- Dhimbje muskujsh
- Të vjella
- Tështitje
- Rrjedhje nga hundët
- Dhimbje fyti
- Të përziera
Nëse sëmundja përparon, simptomat mund të përkeqësohen dhe të shkaktojnë simptomat e mëposhtme - në këtë rast duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore:
-Vështirë në frymëmarrje dhe gulçim
- Pamundësia për të qëndruar zgjuar
- Dhimbje ose presion në gjoks
- Ngjyrosje e zbehtë, blu ose gri në lëkurë, buzë ose thonj