
Tendecat e modës funksionojnë si ora! Pastel në pranverë dhe ngjyra të thella, nuancë më “moody” në vjeshtë, por shpesh ka një ngjyrë të re që na befason në çdo stinë. I tillë është rasti i një nuance të së gjelbrës që nisi të qarkullojë në fillim të këtij viti. Një miks mes ‘kelly green’ dhe ‘chartreuse’ plot gjallëri, ngjyra në fjalë dominoi koleksionin ‘Pranverë 2023’ të Victoria Beckham.

Vetë Beckham e ka veshur këtë fustan, ashtu si Kendall Jenner dhe së fundmi mbretëresha Letizia e Spanjës. Pavarësisht gamës së larmishme të të famshmëve që nxitojnë të veshin fustanin me ngjyrë jeshile, kulti i një veshjeje të vetme nuk është një trend absolut i ngjyrave.

Gjatë gjithë verës, kjo jeshile e pazakontë është veshur në variacione të ndryshme nga të famshmit dhe yjet e stilit. Simone Ashley, aktorja e serialit ‘Bridgerton’ e veshi atë gjatë një eventi, ndërsa Ashley Graham e guxoi me një fustan në nuancën që po flasim.

Ndërkohë, Emily Ratajkowski, Tayshia Adams dhe Jasmine Tookes kishin veshur versione më të hapura të ngjyrës së gjelbër.

Nga historia e modës së lartë deri tek mënyra si ta stiloni vetë ngjyrën në shtëpi, ja gjithçka që kemi mësuar për nuancën e gjelbër që të famshmit nuk ndalojnë së veshuri.
Sipas stilistëve, është një evolucion natyror i një tendence të së gjelbrës së ndritshme. "Ka diçka për të thënë për fenomenin Bottega Green", thotë Noelle Sciacca, drejtuesja e modës për ‘The RealReal’. "Kjo padyshim e lodhi botën për të qenë gati që të përqafojë të gjelbrën në një mënyrë tjetër".
Redaktorja e modës Bella Gerard e sheh këtë nuancë të së gjelbrës, si ngjyrën më të nxehtë dhe më të çuditshme të kësaj vere, njëherësh edhe si trashëgimtare e të gjelbrës luksoze. "Më e guximshme se një jeshile Kelly, por jo aq acid sa një jeshile neoni ose lime, kjo nuancë e gjallë është e përshtatshme për një pamje verore që bie në sy”, thotë Gerard për ‘InStyle’.
Ja edhe disa nga vajzat e famshme shqiptare që kanë zgjedhur të gjelbrën:


